PATOS- Një automjet është përfshirë nga flakët në Patos. Bëhet fjalë për mjetin tip ‘Peugeot’ me targë AA 260 FV, që rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet R.D.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se automjeti ka rrezikuar që të shpërthejë pasi punonte me karburant benzinë-gaz.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb