I dehur, i jep makinës me frena dore, i digjet makina, godet me grusht policin në vendngjarje. Ky është Flori Mullaj, 35 vjec nga Sukthi i Durrësit që u arrestua në flagrancë nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës.

Policia sqaron rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
“Më datë 25.09.2015 ka goditur me grusht, gjatë kryerjes së detyrës Punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët kanë qenë duke kryer veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes ,pasi po digjej makina tip Golf me targa AA 660 GO,në pronësi të të arrestuarit.
Makina është djegur në pjesën e përparme dhe shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit i ka dhënë makinës me frena dore”.

Policia gjithashtu bën të ditur se nga kontrolli që iu bë me aparat ‘Drager’ ka rezultuar se shtetasi i mësipërm kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Goditja për shkak të detyrës”parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb