Një video e moderatores Bora Zemani duke shkëmbyer një puthje në buzë me balerinin Graciano Tagani është përhapur me shpejtësi në rrjet gjatë ditës së sotme.

Kjo video është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duke marrë shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.

Në fakt videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte asokohe pjesë e trupës profesioniste të baletit.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin. Në përfundim të performancës, koreogarfi dhe anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet në formë batute se puthja nuk ishte pjesë e performancës, megjithatë moderatorja përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.

Kujtojmë se moderatorja aktualisht po përflitet në mediat rozë për ribashkimin me ish të dashurin e saj, Donald Veshajn. Pasi u fotografuan bashkë në sfilatën e Valdrin Saitit, dyshja u kapën mat në Itali duke bërë shopping së bashku.

Në rrjet qarkulluan foto nga Kryefjala.Com ku zbuluan se çifti ndodheshin së bashku në Genova, Itali duke bërë blerje me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze./Panoramaplus

Bora Donald 2
Bora Donald 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb