Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, reagoi për videon e publikuar, ku shfaqej se duke pirë kokainë, duke akuzuar për montazh Partinë Demokratike, që sipas tij, po e përdor për ta shantazhuar.

Por, gazetari Artan Hoxha, i cili ka nxjerrë këtë video, ka mohuar një gjë të tillë, teksa është pyetur në emisionin Opinion, nëse ka bashkëpunuar me PD, apo me ish-deputetin e kësaj force politike, Ervin Salianji.

Në përgjigjen e tij, Hoxha ka thënë se “Ty të duket se bashkëpunoj me Salianjin unë. Asnjëherë mo burr, e kam parimin numër një. Unë nuk e kam parim, asnjëherë nuk marr materiale, nuk bashkëpunoj se nuk kam nevoje të bashkëpunoj. Ti mendon që ta kishte PD-ja videon nuk do e botonte, pse do ma jepte mua?”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb