Disa ditë pas publikimit të videos së një 23-vjeçareje e cila u kap nga vjehrrit duke tradhëtuar bashkëshortin, “protagonistët” e kësaj ngjarje të rëndë janë vënë përballë kamerave të medias.

Gazetarja e emisionit “Piranjat” në ABC News, ka udhëtuar drejt fshatit Togëz ku ka takuar disa prej familjarëve të burrit që ishin në momentin kur kapën të renë në dhomën e gjumit.

Por duket se prania e kamerave nuk i ka pëlqyer atyre, të cilët nuk nguruan që të ofendojnë dhe të “kërcënojnë” gazetaren.

Njëri prej të afërmve, i cili nuk identifikohet, duket se nuk është penduar për dhunën që kanë ushtruar ndaj të resë.

I afërmi: Kam edhe unë vajza. Unë e pushkatoj i q* nënën mu në g**. E var aty grap.

Gazetarja: Ju duket i drejtë ai veprimi ju?

I afërmi: Çfarë veprimi? Me halet, me bu*et?

Gazetarja: Po ju çfarë jeni?

I afërmi: Po ik moj largohu andej.

Gazetarja: Kujdes me dorën.

I afërmi: Largohu.

Gazetarja: I keni shkatërruar jetën.

I afërmi: Ik moj me gjithë jetën. Mu në p*** të sëmës të shkojnë.

Gazetarja: Kush të shkojë?

I afërmi: Ajo.

Gazetarja: Çfarë ka bërë ajo?

I afërmi: Atë që ka bërë e di vetë ajo.

Gazetarja: Nëse ajo ka tradhëtuar, ka jetën e saj, nuk e falim tradhtinë por të shohë jetën e saj. Pse duhet ta mbyllni në dhomë ta filmoni dhe ta dhunoni.

I afërmi: Do ikësh tani do më lësh rehat. Ik mos të të shohë fare.

Gazetarja: Ju keni qenë tek dhoma? Keni qenë trimi i fisit për të mbajtur sehir. Se po bëhej një tradhti e madhe ndërkohë që kryefamiljari thotë unë jam ku***. Një baba nuk flet kështu karshi një femre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: