KOSOVE

Një përleshje fizike ka ndodhur para pak çastesh mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qendrën e saj kryesore në Mitrovicë. Gazeta Express ka mësuar se përkrahësit e Safet Kamberit janë nervozuar me zgjedhjet partiake në këtë komunë ku në garë është edhe Faton Peci.

Safet Kamberi tha për Express se nuk e di nëse aty ka pasur rrahje. Ndërsa, Faton Peci tha se pak pak do të flasë lidhur me këtë incident. I kontaktuar për herë të dytë, Peci, tha se nuk ka qenë në Kuvend, dhe porsa të marrë informacion do të jap prononcim.

Videoja e sherrit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb