Filmi seksual privat i Kim Kardashianit deri më tani është shikuar në 93 milionë herë duke arritur në këtë mënyrë rekord absolut në internet. Videon Kim e ka realizuar në vitin 2003 me ish të dashurin e saj Ray J.

Kjo video shumë shpejt kishte dalë në publik dhe duket se pas më shumë se 11 viteve, është ende tërheqëse për njerëzit.

Sipas të dhënave të ueb-faqeve pornografike, shikueshmëria e kësaj videoje vazhdimisht vijon të rritet, shkruan “Zëri”.

Ndoshta një nxitje të tillë të shikueshmërisë e ka nxitur edhe pozimi i saj ditë më parë tërësisht e zhveshur për revistën “Paper”.

Kim me këtë triumf ka arritur të mundë rivalen e saj Pamela Anderson, e cila me videon e saj me ish- bashkëshortin Tmmy Lee, kishte mbretëruar për shumë vite.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: