Deputetja e PD e zgjedhur e qarkut të Fierit Eralda Tase Bano deklaron se Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë artistëve në fjalë që këta të fundit të kryejnë videoklipin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës duke iu referuar këngës Picasso të vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës.

Bano dënon këtë vepër duke e konsideruar fyerje ndaj institucionit të kishës dhe qindra mijëra qytetarëve që ky institucion përfaqëson.

“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë artistëve në fjalë që këta të fundit të kryejnë videoklipin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës.

Të nderuar qytetarë, si artiste mbështes plotësisht artin dhe të gjitha format e tij, por si besimtare e Krishterë Orthodokse dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dënoj këtë vepër duke e konsideruar fyerje ndaj institucionit të kishës dhe qindra mijëra qytetarëve që ky institucion përfaqëson.

Arti duhet të jetë mjet për bashkimin dhe frymëzimin e shoqërisë, por kufijtë e tij nuk mund të tejkalojnë atë që për shumë është themeli i tyre jetësor.
U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër.Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!”, deklaron Bano.

Eralda Tase Bano
Eralda Tase Bano

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb