Teksa ka nisur samiti i BE që do të mbahet në Tiranë, kryeqyteti shqiptar është blinduar si nga toka dhe ajri.

Siç shihet nga pamjet që publikon BalkanWeb helikopterë monitorojnë dhe kontrollojnë nga ajri.

Gazetari Ergys Gjeçaj ka raportuar për News24 detaje mbi axhendën që do të mbahet në Samit e BE-së, ku konferenca e përbashkët do jetë në orën 14:30.

Disa prej krerëve të ftuar kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë “parakaluar” para tapetit të kuq. Ndërkohë temat e diskutimit, do jetë mbi agresionin rus, krizën energjetike, ushqimore dhe krizën e emigrantëve. Po ashtu gazetari raportoi se qeveria ka marrë masat e sigurisë duke vendosur një helikopter si patrullim për të ruajtur perimetrin ajror të takimit.

“Zhvillohet samiti jashtë territorit të BE, fakti që është zgjedhur vendi ynë është një arritje. Për sa i përket agjendës, janë duke ardhur, pritet të mbërrijë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Është parashikuar që me mbërritjen e delegacionit, do ketë dy sesione të veçanta që do flitet për tema të rëndësishme, për agresioni rus në Ukrainë dhe krizës ushqimore, krizës së emigrantëve. Deri në këto momente ka qene Mjalinda Bregu, komisioneri për zgjerim, presidenti I Maqedonisë, Kosovës dhe për pak pritet të mbërrijnë dhe delegatët e tjerë. Pjesëmarrës dhe jetë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kemi patur një presion nga BE për pjesëmarrjen e tij në samitin e sotëm. Është një samit që do të prekë tema të rëndësishme, do diskutohet për krizën energjetike, ushqimore dhe krizës së emigrantëve që përdoret si një trampolinë për të shkuar drejt Britanisë. Për masat e sigurisë, është dhe një helikopter që po qarkullon mbi zonën ku do të mbahet samiti për zhvillimin e samitit dhe sigurinë e tij, pasi kanë zbarkuar gjithë krerët e BE-së”, raportoi Gjeçaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: