Drama e fëmijëve sirianë nuk ka fund. Pas fotografisë së 5-vjeçarit Omran Daqneesh, që preku zemrat e njerëzve, sot dëshpërimi i dy djemve të vegjël, pas humbjes së vëllait të tyre, ka përlotur njerëzit në mbarë botën. Vëllezërit e mitur qajnë pa pushim, teksa përqafojnë njëri-tjetrin.
Rreth 10 fëmijë në periferinë Bab al-Nairab të Aleppo-s, kanë humbur jetën sot, si pasojë e bombardimeve, që nuk kanë të ndalur.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb