Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka shpërblyer besimin e trajnerit Venger, duke shënuar një gol të bukur në ndeshjen përballë Hull Sitit. Futbollisti nga Kosova ka gjetur rrjetën në minutën e 92 të sfidës, duke vulosur rezultatin 1­4 në favor të djemve të Venger.

Ky është goli i parë i futbollistit shqiptar me fanellën e ekipit anglez.

Granit Xhaka kaloi tek Arsenali për një shumë prej 34 mln euro.

GOLI I GRANIT XHAKES

Por mesa duket fati nuk i ka buzëqeshur futbollistit Ledian Memushaj, i cili ka patur një shans të mirë që ta kalonte Peskaran në avantazh ndaj Lacios, por gaboi.

Mesfushori kuqezi mori përsipër të ekzekutonte një penallti të akorduar ndaj miqve, mirëpo gjuajtja e tij ishte e gabuar.

PENALLTIA E HUMBUR E MEMUSHAJT

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb