KRUJË-Në këto imazhe shfaqen momente kur një grabitës i ka këputur nga qafa një vajze, varësen e floririt. Por, nuk ka zgjatur gjatë arratia e hajdutit, pasi është identifikuar brenda dy ditësh dhe është vënë në pranga.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të hetimeve intensive, kanë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 16.05.2016, ku kanë identifikuar dhe ndaluar autorin, konkretisht shtetasin:

• Vladimir Loci 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi:
Më datë 16.05.2016, i ka marë nga qafa, me dhunë, varësen e floririt shtetases Z.K. 18 vjeçe, banuese në Krujë.
Loci është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, lëndëve narkotike dhe kundërshtim punonjësit të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: