Një aksident ka ndodhur në mesditë shumë pranë mbikalimit të Rinasit në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga LSA shihet një trajler i përmbysur, me aksidentin që ka krijuar trafik kilometrik në një sens kalimi të autostradës Tiranë-Durrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, por duket se trajleri ka qenë duke transportuar një ngarkesë me grurë.

 

Kujtojmë se dy ditë më parë në portin e Durrësit u ankorua një anije e nisur nga Ukraina që mbante në bordin e saj 6 ton grurë dhe nuk është aspak çudi që drithi të ketë qenë i ngarkuar në trajlerin e aksidentuar në autostradë.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër  depo për shkak të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: