Ndërkohë që Partia e Lirisë ka thirrur sot një protestë e cila do të mbahet pranë Inceneratorit të Tiranës, autoritetet policore duket se po zhvendosen në vendin e caktuar për tubimin.

Në pamjet e siguruara për News24 dhe BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, duket se furgonë të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë duke u zhvendosur në vendin ku do të mbahet kjo protestë.

Më parë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, deklaroi se arsyeja se përse është zgjedhur që protesta të mbahet pikërisht pranë inceneratorit, është sepse ky vend sipas tij është vendi i krimit, të një inceneratori të pa ndërtuar, por që merr çdo ditë miliona nga xhepat e qytetarëve.

Protesta pritet të nisë në orën 18:00.

(BalkanbWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb