Pamjet që shihni vijnë nga ambasada iraniane në Tiranë, pak pasi qeveria shqiptare vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet, pasi akuzohet se fshihet pas sulmeve kibernetike.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se dy policë ruajnë hyrjen e ambasadës.

Ditën e sotme, teksa kryeministri Edi Rama publikoi vendimin e qeverisë, theksoi se trupës diplomatike në këtë ambasadë shteti shqiptar i ka lënë 24 orë kohë afat për t’u larguar nga vendi ynë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb