TIRANE- Kryeministri Edi Rama duket se është “pajtuar” sërish me deputetin Tom Doshi, i përjashtuar vitin e kaluar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për shkak të akuzave që të ashpra që lëshoi në adresë të kryeparlamentarit, Ilir Meta dhe disa ministrave të qeverisë.

Në një video të realizuar ditën e sotme, Rama e Doshi shfaqen përkrah njëri-tjetrit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke pritur Dom Ernest Troshanin, i cili dy ditë më parë u shpall kardinal nga Papa Francesku.

Pas përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga grupi i PS-së, marrëdhëniet mes tij dhe Ramës ishin ftohur. Megjithëse Rama e Doshi shfaqen në të njëjtin kënd bashkë me kardinalin, takimi mes tyre ka qenë rastësor.

Rama e Doshi janë shfaqur pranë njëri-tjetri pas gati 1 vit e gjysmë që kur shpërtheu çështja e Durim Bamit, personit të pretenduar nga deputeti se ishte pjesë e një skenari për ekzekutimin e tij nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: