Sot mbahet në GJKKO seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenëve, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb shihen momentet kur kryebashkiaku Veliaj transferohet nga blloku i sigurisë tek “Mine Peza” në Gjykatën e Posaçme.

Më parë ka mbërritur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj të cilës është vendosur masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ndërsa, pesë biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, SPAK i akuzon për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb