Policia italiane ka ekzekutuar disa urdhër-arreste për disa persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Në orët e para të ditës së sotme autoritetet kanë ndaluar 10 persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafik droge.  Siç raportojnë mediat lokale në Itali, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç.

Eee
Eee

Pas përgjimeve telefonike dhe mbajtjes nën vëzhgim të grupit u arrit në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila  raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu një sasi të madhe parash kesh, të cilat i kishte përftuar grupi nga aktiviteti i paligjshëm i drogës.

Dyshohet se paratë e siguruara janë përdorur në blerjen e disa shtëpive në Itali në përpjekje për të  fshehur aktivitetin e paligjshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: