Fillimi  aventurës së  Zdenek Zeman si trajneri i ri i Peskarës ka rikthyer entuziazmin dhe shpresat te ekipi për t’i mbijetuar rënies në Serinë B  dhe fitorja 5-0 ndaj Xhenoas të dielën ishte një ogur i mirë për Peskarën e Ledian Memushajt. Por tekniku çek është i njohur jo vetëm për filozofinë e tij si pak të tjerë për futbollin, por edhe për metodat e veçanta që përdor në stërvitje. 69-vjeçari paralajmëroi lojtarët e tij: “Njëmijë metra vrap dhe stërvitje në shkallë”. Këtë metodë Zeman e zbatoi në stërvitjen e të martës paradite, kur i zhvendosi lojtarët nga fusha në shkallët e stadiumit për një seancë forcimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: