KORCE – Zv/kryeministri, Niko Peleshi e cilësoi një ngjarje të shëmtuar videoskandalin seksual, ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Nga Korça, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, Peleshi tha se qeveria mori vendimin e duhur për rastin e Xhelilit, duke e shkarkuar nga detyra.

“Ishte diçka jo e denjë. Distancohemi me neveri. Do mbajmë qëndrim të prerë sikundër dëshmuam.”- theksoi zv/kryeministri Peleshi.

Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra një ditë më parë, për shkelje të rënda të etikës në punë. Shkarkimi u bë pas publikimit mbrëmjen e të enjtes të një videoskandali, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën.

Ndërkohë, Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Shukri Xhelilin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: