TIRANË-Në arrati, i kërkuar nga policia shqiptare, Arkimed Lushaj, këngëtari reper i quajtur Stresi nuk hesht. Nga Zvicra ku ai pohon se ndodhet pas arratisë nga komisariati numër 3 i Tiranës, ka bërë deklarata fyese ndaj policisë shqiptare. Ka marrë shkas nga video që BalkanWeb ka publikuar ku policia konfliktohet me një femër në rrugë dhe kjo e fundit më pas pas fyerjeve ndaj efektivëve, qëllohet me shuplaka dhe kapet për flokësh nga policët e qarkullimit rrugor.
Stresi nuk përmbahet, quan policinë, ordinere, dhe shtetin, pervers dhe pedofil.
“O Polic Ordiner O polic i paftyre Po sikur ta godasin ashtu gruan tende cfare do kishe bo. A keni gra a femra ne familje a dini si trajtohet nje femer . Turp turp turp o shtet pedofilash shtet pervers”, shprehet Stresi duke publikuar videon dhe duke fotografuar dhe veten në një ballkon banese.

Stresi prej disa ditësh është bërë protagonist i lajmeve të kronikës për shkak të arrestimit nga policia. Nga të dhënat nga policia, Stresi duke udhëtuar me një automjet është ndaluar nga efektivët, të cilët i ka kundërshtuar. I shoqëruar në komisariatin numër 3 të Tiranës, Stresi ka kërkuar të pijë një cigare dhe ka përfituar duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë. Për arratinë e këngëtarit, u pezulluan disa policë dhe disa të tjerë janë me detyrim paraqitje në Gjykatë.
Stresi në distancë u kërkoi falje policëve për cfarë u shkaktoi, por pohoi se mnuk duron dot burgun dhe për më tepër që sipas babait të tij, Sali Lushaj, arrestimi është politik.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: