Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, në “News 24”, po diskutohet mbi publikimin e videove të gjyqtares Enkeleda Kapdenani, e cila shfaqet duke bërë seflie në ambientet e punës. Të ftuar në studio, ishin analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit, tha se ditën e djeshme, kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka raportuar para KLGJ. Sipas gazetares, ajo ka pretenduar se nuk posedon “Tik Tok” (Aplikacioni ku u shpërndan videot) e ka shtuar se videot janë marrë nga galeria e telefonit të saj personal.

Lala shtoi më tej, se Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda të premtes do të marrë një vendim, në lidhje me gjyqtaren në fjalë, duke qenë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra.

Nga krahu tjetër, sipas analistit Zheji, interesi i publikut nuk duhet të jetë te shpërndarja e videove, por te shpallja si i pafajshëm që gjyqtarja Kapedani i ka bërë një personi të rrezikshëm të botës së krimit. Ai ndër të tjera, ilustroi një rast personal, ku e ka pasur të vështirë të gjente drejtësi për pronat që ishin në pronësi të tij.

Artur Zheji: Unë nuk mund të ndryshoj shumë mendim. Dua ta përmbledh atë. Ne jetojmë në një vend kur hajdutët e mëdhenj hajnë ato të vegjël, në këtë vend karagjozët e mëdhenj thonë kape karagjozin. Ata që thyejnë të gjitha kodet, thonë kapeni këtë gocën se theu etikën. Të gjitha shigjetat e sulmit janë te zonja Kapedani. Rroftë kjo zonjë, që po u zgjidh puna e kësaj do të zgjidhet e gjithë Shqipërisë. Do të fillojë një lëvizje, e bukura dhe alternativja. Sa filma shohim ne që bëjnë kështu, bile kur femrat e bëjnë atë është anti-seksizëm. Kjo është tregues që është femër pa komplekse. Është kundërpërgjigje ndaj atyre që e kanë inat. Në këtë kornizë nuk duket keq.

Klodiana Lala: Më erdhi një mesazh në celular e më thanë që u luajt roli, polici mirë dhe i keq. Nuk e paragjykoj në asnjë moment, sepse nuk jam askush ta gjykoj për funksionin. Këto konsiderohen shkelje të papërshtatshme dhe thyerje e etikës. Ne kemi gjyqtar që kanë mbyllur dosje të frikshme. Ka problematika të shumta në sistemin e drejtësisë. Këto nuk janë veprime të denja në sallën e gjyqit, nëse këto veprime bëhen jashtë funksionit, për mua s’do të kishte asnjë problem, por në ambientet e gjykatës janë të papranueshme. Ajo është ende në detyrë. Ditën e djeshme është bërë një kërkesë nga ILD i zotit Metani duke thënë që duhet shkarkuar nga detyra, duke argumentuar se qëndrimi i saj në detyrë cënon rëndë. Në kohën që ka ndodhur lirimi i Viktor Ymerit, nuk ka ekzistuar ILD. Metani vihet në lëvizje.

Artur Zheji: Ti do e monitorosh?

Klodiana Lala:
Po në çdo rast. Në këndvështrimin e zotit Metani veprime të tilla diskreditojnë figurën e magjistratit. Ai ka vënë këtë mekanizëm për herë të parë. Zonja Kapedani ka dhënë një shpjegim ditën e djeshme, nuk është bërë publik fakti që ka qenë në ILD dhe ka dhënë shpjegime, duke thënë që nuk i kam publikuar, por kanë qenë në telefonin tim. Inspektori e ka pyetur a jeni e vetëdijshme që nuk lejohen videot brenda gjykatës, nuk ka pasur përgjigje. Pati dy reagime të saj. Zonja fillimisht pretendoi që nuk ka Tik Tok, kur News 24 e pyeti ajo bëri një reagim të detajuar duke kërkuar falje publike. Ditën e djeshme, ka pasur riaktivizim të adresës, nuk dihet nëse bëhet nga persona në fjalë, apo persona të tjerë. Personalisht më ngre dyshimet që këtu mund të ketë persona të tretë që e bënë këtë gjë. KLGJ duke qenë se është urgjence, KLGJ e vendosi me urgjencë në rendin e ditës, gjasat janë që seanca të realizohet ditën e premte dhe duhet të japë shpjegime nëse përbën shkelje apo jo. Nëse ndodh që KLGJ mund ta shkarkojë nga detyra, ajo mund të ndjekë rrugë të tjera ligjore. Janë disa kategorizime që kanë të bëjnë me shkeljen e etikës. Kjo është hera e parë që vendoset në lëvizje një mekanizëm me ty

Artur Zheji: Unë besoj që shumëkush që do të fshehë pisllëqet dhe mangësitë e drejtësisë shqiptare dhe ankesat për mungesë drejtësie ka sjellë një mllefosie shumë të madhe, ne pas kaq vitesh që flitet për reformën në drejtësi nga mëngjesi në darkë, ja ku është zonja. Kur i kërkon pse-në nxori një të burgosur të rrezikshëm askush nuk bën skandal. Ndërkohë që them kodin e etikës, bëhet kjo gjë.

Klodiana Lala:
Nëse zonja do të merrte një vendim kundra teje, do të kishe këtë mendim?

Artur Zheji: Do të bëja vetëgjyqësi. Unë kam pasur një rast të rëndësishëm për një apartament që më la babai im dhe ma kishin pushtuar. Dy herë që dola më doli me kallashnikov, për të më kërcënuar. Doli me dy çuna, e lashë atë unë, kam një pronë që ende s’e kam marrë. Nuk merret dot ajo. Ai tha hajde, por nuk e gëzon dot. I dyti ishte apartamenti i babait tim, për ta marrë atë kam shkuar në ish-President Republike. Ai ma bëri këtë, para 7 vitesh. Nuk shkoj vetë aty se nuk mund të rrihemi aty, çova një person në emër tim dhe atit i bënë presion. Unë çoj ia 7 policë, e futën dy ditë në burg dhe ai më pas iku, por të mos kisha njohje, nuk do të gjeja drejtësi.

Klodiana Lala: Ajo është magjistrate. Ajo mund të jetë zonjë e shkëlqyer, por ndoshta nuk është për punën e gjyqtares. Nëse zonja Kapedani s’i ka publikuar vetë këto video, ajo mund të ketë një problem të personalitetit që i ka publikuar. nëse ajo nuk i ka publikuar vetë, drejtësia të gjej personin, arsyet se përse e ka bërë? Zonja Kapedani ka qëndruar tre orë dje në KLGJ, ky hetim duhet të jetë penal. Nëse dikush ka qenë i interesuar të publikojë këto video, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme duhet të na japë përgjigje. Pse dhe si u publikuan, këto janë pikëpyetje që ne ngremë. Nga ana tjetër institucionet ligjzbatuese duhet të më japin përgjigje si një zonjë kaq e re, u bë nënkryetare e gjykatës ose kryetare në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb