Shoferi: Mos më prek me dorë…
Polici rrugor: Të shtrij në tokë këtu, të vej prangat zvarrë këtu, se ma jep të drejtën ligji..
Është kjo një pjesë nga dialogu që një drejtues mjeti ka bërë me një polic rrugor pasi personit i ishte marrë patenta per ne komision.

Një qytetar na dërgon këtë video në redaksinë e BalkanWeb, ku sipas tij, policia ka reaguar ashpër ndaj shkeljes së rregullave të qarkullimit.

“Policia ishte fshehur pas një tabele dhe makina para meje bëri frenim të menjëhershëm. Unë për të mos u përplasur e parakalova dhe më ndaluan për parakalim të gabuar, më morën patentën. Në kohën që unë i thashë policit historinë, ai më tha të ka parë shefi, skam cbëj. Shefi erdhi pasi unë mora gjobën për komision dhe po largohesha për ta filmuar në pozicionin ku ishte fshehur. Më pas ai u acarua pse une e kundërshtova për shkeljen e ligjit dhe më ofendoi në sy të bashkeshortes. Video është e qartë dhe tregon pjesën kur u afrua shefi si i “forti i lagjes” dhe jo si punonjës policie që të udhëzon si të mos e shkelësh ligjin”.

Qytetari shprehet më pas se këte video e ka parë edhe drejtori i Policisë Rrugore, i cili nuk e mori parasysh.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: