SHBA– Një gazetare dhe një operator janë qëlluar për vdekje në Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një raportimi drejtëpërsëdrejti në televizionin WDBJ7. Stafi i këtij televizioni ka bërë të ditur se gazetarja Alison Parker, 24 vjeç, dhe operatori Adam Uord, 27 vjeç, janë vrarë gjatë një interviste, mëngjesin e sotëm dhe të shtënat janë dëgjuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Sakaq, personi që po intervistohej ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bedford County, ndërsa të shtënat u dëgjuan në transmetim direkt, kurse personi që po intervistohej vetëm bërtiste me të madhe, ‘o Zot…”.

Gjithcka ndodhi aq shpejt sa dhe spikeri në lidhje direkte nga studioja televizive nuk mundi të kuptonte se cfarë ndodhi, nga erdhën të shtënat dhe kush ishin autorët.

Policia amerikane u vu menjëherë në kërkim të autorit, një ish-gazetar dhe fotograf i shkarkuar nga puna në këtë televizion, i cili i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë rreth 3 orë pas ngjarjes. Vester Lee Flanagan, i njohur ndryshe me nofkën Bryce Williams, kreu vetëvrasje, pasi po ndiqej nga policia në autostradë.

Vetë ai kishte xhiruar momentin e vrasjes së 2 gazetarëve, dhe e kishte publikuar në “Twitter”, ndërsa para vetëvrasjes kishte shkruar se gazetarja Alison Parker, mbi të cilën ai shtiu me armë, ishte raciste.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: