NGA:SONILA MUSAJ* Petrit Murrja është një qytetar nga Lushnja, i cili për 30 vite ka punuar si financier. Në vitin 2004 Z. Murrja emërohet shef finance pranë I.E.V.P. Rrogozhinë duke zëvendësuar kështu njërin nga disa persona që ishte i implikuar në vjedhjen e 795124 lekëve në këtë institucion. Z. Murrja gjatë kësaj periudhe kërkonte me ngulm që paratë e të dënuarve të zëvendësoheshin dhe sipas tij ai u bë i mërzitshëm aq sa më dt 04.04.2012 pushohet nga puna.

Ky zotëri duke mos qenë dakord me këtë vendim padit titullarin e DPB në gjykatën e shkallës së parë Kavajë ku me vendimin nr 1224 dt.02/10/2013 fiton të drejtën e kthimit në punë dhe 16 paga mujore dëmshpërblim kjo e konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë. Pas këtij vendimi Z. Petrit Murrja rikthehet në punë në I.E.V.P. Rrogozhinë e kur merr detyrën konstaton se arka e institucionit ishte vjedhur sërish kësaj here shuma ishte 939312 lekë duke bërë që shuma totale e të dyja vjedhjeve të shkojë në 1734436 lekë. Menjëherë pas kësaj Z. Murrja njofton drejtorin e tij dhe drejtorin e përgjithshëm të burgjeve dhe 10 ditë pas këtij denoncimi e largojnë nga puna.

Ky zotëri pretendon se largimi i tij nga puna ka të bëjë me denoncimin e këtij skandali. Duke mos qenë dakord ndaj këtij vendimi Z. Murrja ankimon në gjykatën administrative Durrës e sërish fiton të drejtën e rikthimit në punë dhe 9 paga si dëmshpërblim por çështja mbetet në gjykim pasi Drejtoria e burgjeve ka apeluar këtë vendim. Për të vërtetuar të gjitha pretendimet e Z. Murrja u interesuam tek Drejtori i I.E.V.P. Rrogozhinë Ahmet Bala i cili konfirmoi të gjitha pretendimet e Z. Murrja dhe u shpreh se paratë e të dënuarve edhe sot në vitin 2015 nuk janë zëvendësuar.

Z. Murrja gjatë një interviste deklaron se ende nuk ka marre paratë që i meriton me të drejtë gjykate, ndërsa kërkon dhe rikthimin në punë nëse gjykata shprehet në favor të tij. Pas interesimit në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve këshilltarja këtij institucioni Ersejla Murati thotë se zyra përmbarimore e cila kërkon lekët e Z. Murrja nuk ka paraqitur vendimin e gjykatës e pas plotësimit të dokumentacionit zotërisë do ti jepen paratë. E pyetur nëse Z. Petrit Murrja do të rikthehet në punë Murati u shpreh se nëse gjykata shprehet në favor të tij duke shprehur qartë që të rikthehet në punë vendimet e gjykatës do të zbatohen ashtu siç ndodhi dhe herën e parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: