Është vjedhur gjatë natës Kisha Ortodokse në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit bregdetar.

Persona të paidentifikuar kanë marrë paratë në arkën e besimtarëve. Nuk dihet sesa persona kanë kryer vjedhjen dhe as sa është shuma e grabitur.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak Më datë 03.06.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.3 Durrës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb