SARANDË- Policia e Sarandës ka ndërmarrë një operacion për gjetjen e një gomoneje të vjedhur në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni ka nisur pasi INTERPOL dhe policia greke kanë njoftuar policinë e Sarandës për një gomone të vjedhur. (foto ilustruese)

Gomonia sipas burimeve jo zyrtare, është në pronësi të një Lordi anglez, bashkëpunëtor i Fondacionit “Butrinti”. Mjeti me mbishkrimin “JUMBLY R”, me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjerë, me motor të makës “Jamaha 250 CC” është ndjekur përmes sistemit GPS nga Interpoli dhe sipas të dhënave ka hyrë në ujërat shqiptare.

Pas kërkimeve,  Policia e Sarandës e ka gjetur gomonen të fshehur në një banesë të braktisur në territorin e kanalit të Çukës, ndërkohë që vijon operacionin për kapjen e autoreve. Dyshohet se gomonia do përdorej për trafik.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar një mjet lundrues pranë Kanalit të Çukës.

Mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën e përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjerë, me motor të makës “Jamaha 250 CC”.

Ku mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz – Greqi. Policia po kryhen veprimet proceduriale të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: