TIRANE

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur në datë 2 tetor në parkun e ministrisë së Brendshme.

Dyshohet se nga parku janë marrë kondicionerë, printer, skanera tha një burim për gazetaren Anila Hoxha.

I njëjti burim pranë prokurorisë tregon jo zyrtarisht se kjo është ngjarja e dytë brenda muajit pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash./TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb