FRANCE

Një mural ku shfaqej një grua në zi, që i atribuohej Banksy dhe që ishte vendosur në një portë të Bataklan, në kujtim të 90 viktimave të atentatit terrorist në teatrin e Parisit në nëntor të 2015, është vjedhur, ka bërë me dije teatri në një njoftim në Twitter.

Murali u shfaq në qershorin e kaluar mbi një derë të teatrit. Hajdutët-sipas policisë të cituar nga mediat ndërkombëtare-e kanë vjedhur të premten natën, duke hequr plotësisht portën.

Në Twitterin e tij Bataklan ka folur me ‘indinjatë të madhe’, për vjedhjen e një vepre që ‘i përkiste të gjithëve, banorëve lokal, parisienëve, por edhe qytetarëve të botës’.

Teatri më pas ka komentuar me një tweet ‘që vetë ekzistenca e artit urban është për ti dhënë jetë një vepre arti pikërisht në një ambient të veçantë dhe ne jemi të bindur që ajo vepër ka kuptim vetëm ne këtë vend të rëndësishëm. Kjo është arsyeja përse ne e kemi lënë aty, të lirë, në rrugë, për t’u parë nga të gjithë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb