VLORË

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se tre persona të maskuar me kapuçë por pa armë kanë hyrë brenda një dyqani të një operatori telefonik.

Ata kanë kërcënuar shitëset dhe pasi kanë marrë shumën e parave të mbledhura gjatë ditës janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e bulevardit Vlorë- Skelë. Policia e njoftuar më pas nga punonjëset ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Kjo është hera e tretë që i njëjti dyqan bie pre e grabitësve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb