ITALI

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e vjedhjeve, të cilët kishin shtrirë aktivitetin e tyre në provincat e Milanos, Monza dhe Brianza e Varese.

Prokuroria Publike e Monzës ka lëshuar 17 urdhër-arreste për vepra të ndryshme penale që nga vjedhja e banesave, vrasja në tentativë, posedim ilegal i armëve dhe municionit etj. Hetimet u zhvilluan për një kohë të gjatë dhe u përdorën metoda speciale, deri te përgjimet ambientale, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dyshuarit janë të gjithë me origjinë shqiptare, të dënuar edhe në shtetin italian dhe pa vendbanim fiks. Karabinierët shkatërruan kështu 3 grupe të ndryshme kriminale, të cilët bashkëvepronin në raste të caktuara edhe me njëri-tjetrin.

Ata akuzohen se kanë kryer gjithsej 57 vjedhje në mbarë Italinë. Kështu janë kryer arrestime në provincat e Milanos (23 arreste), Monza dhe Brianza (1), Brescia (1), Como (8), Kremona (4), Lecco (3) dhe Varese (17).

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb