Policia italiane ishte vënë në ndjekje të tre hajdutëve shqiptarë, të cilët tentuan të shpëtojnë, duke u hedhur nga makina, mirëpo nuk ia dolën dot mbanë.

“Ata dolën nga makina, kurse më pas tentuan të godasin edhe policët. Tre shqiptarë u arrestuan mes natës së 4 dhe 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, njoftojnë karabinierët.

  • foto galeri

Policia ishte vënë në dijeni për vjedhjet nga komuniteti, që kishin telefonuarpranë sallës operative. Një prej shqiptarëve ka pasur më shumë lëndime gjatë arratisjes, që rezultoi e pasuksesshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb