SHKODER- Policia e Shkodrës në bashkëpunim me OSHEE prej 5 ditësh vijon aksionin për ndërhyrje në matësa dhe lidhjet e paligjshme të energjisë.

Vetëm në 5 ditë aksione, duke nisur nga Shëngjini, Lezha dhe fshatrat përreth, më pas në Velipojë dhe brenda në Shkodër, janë proceduar në polici të paktën 10 raste abonentësh privatë, të cilët kishin ndërhyrë në matës, duke paguar deri ne 65% më pak energji elektrike nga sa konsumonin.
Kështu, tre subjekte private në fushën e hotelerisë në zonën e Velipojë kanë përfunduar në polici, për shkak të “manovrave” që kishin bërë më matësin, ata janë: P.C, A.F dhe P.G.

Të tjerë abonentë privatë nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Task Forcës Shkodër, si A.M pronar kompleks kalçeto në Shëngjin, D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë, Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE) subjekti A.N.K sh.p.k në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe), B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër.

Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë patur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme. Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme.

Aksioni po vijon ende ku priten të tjera shoqërime në polici.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb