ITALI

Tre shqiptarë të dyshuar për vjedhje në vende të ndryshme të Italisë janë arrestuar mbrëmë në Via Marconi në Viano. Të tre donin t’i shpëtonin kontrollit të policisië, mirëpo nuk ia dolën dot.

Një nga hajdutët arriti të shpëtojë duke u zhdukur në fshat, tre të tjerët u kapën. Në pranga kanë përfunduar shtetasit nga Shqipëria Gëzim Dedaj 21 vjeç, Kristian Ndoi 27 vjeç dhe Dorian Palokgjini 24 vjeç. Të gjithë të arrestuarit banojnë në Rubiera, ndërsa tashmë janë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë, shkruajnë mediat italiane. Shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe kundërshtim të zyrtarit publik.

  • foto galeri

Operacioni i zhvilkluar në Reggio –Emilia gjithashtu ka konfiskuar sendet e vjedhura.  Shqiptarët tentuan që të arratisen që të gjithë pas vjedhjes së radhës, por shumica prej tyre (3) u kapën, ndërsa vetëm njëri u arratis. Policiia në këtë operacion sekuestroi lap-topë, celularë si dhe maska.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb