ITALI- Vidhnin pije alkoolike të shtrenjta në supermarkete, pranga dy hajdutëve shqiptarë në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 24-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë, të cilët vidhnin në zonën e Sansepolcro-s (Arezzo).

Veprimtaria e tyre kriminale është pikasur nga kamerat e sigurisë që ishin në dyqanet të cilat kishin rënë pre e hajdutëve.

Nga pamjet filmike u provua se dy shqiptarët vidhnin shishet e ekspozuara në vitrinën e marketeve në fjalë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjeve, ndërsa tashmë shqiptaët ndodhen në paraburgim në pritje të dënimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb