Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime zyrtare bënë me dije se bënë ndalimin e shtetasit me inicialet T. RR., banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qenë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: