Policia e Tepelenës ka vendosur në pranga një 54-vjeçar, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se K. H., u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 54 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSSHE-së dhe shërbimet e Policisë, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike.

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: