Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së targave të tre automjeteve.

Në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Nazari, 40 vjeç, banues në Korçë, pasi sipas policisë, është kapur duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb