Ky sezon i Atalantas është një histori e bukur për tu treguar, pjesëmarrja në finalen e Kupës së Italisë i mungonte që nga sezoni 1995-96, për herë të fundit që e kanë fituar këtë trofe daton në vitin e largët 1963. Si rrallë herë, Atalanta luan në këtë fund sezoni për dy objektiva të rëndësishëm, pjesëmarrjen në Champions League nga Serie A dhe fitimi i një trofeu, Kupën e Italisë ku në finale do të përballet me Lazion. 15 maji do të jetë një festë edhe për tifozët shqiptar, cilido të jetë rezultati i këtij takimi, një shqiptar do festojë me Kupën në duar.

Pas Strakoshës ishte radha e Berat Gjimshitit të luante një 90-minutësh si protagonist, për fat të keq as në këtë sfidë trajneri Gasperini nuk preferoi në portë Etrit Berishën. Mureil trembi jo pak bergamaskët teksa shënoi një gol të shpejtë pas vetëm 3 minutash lojë duke kaluar Fiorentinën në avantazh. Papu Gomez bëri dhe një herë rolin e liderit, fillimisht duke fituar një 11-metërsh në minutën e 14-të të shndërruar në gol nga Ilicic. Fantazisti shtatshkurtër realizoi vetë në minutën e 69-të golin e fitores që i jep Atalantës pas 23 vitesh një biletë për në finalen e Kupës së Italisë.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

Edhe në këtë takim Berat Gjimshiti zbriti në fushë si titullarë, gaboi menjëherë në golin e Muriel duke mbajtur në lojë Chiesan. Me kalimin e minutave e mori vetën duke zhvilluar një ndeshje të mirë, nota 6 për Gjimshitin shkruan TuttomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb