Provat e lira të Moto GP sot në Mugello janë shoqëruar me disa momente paniku, pasi piloti Michele Pirro ka pësuar një aksident të frikshëm teksa ecte me 300 km/h. Gjatë sesionit të dytë të provave piloti italian humbi kontrollin e motorit ‘Ducati’, duke fluturuar në pistë e më pas rrëshkitur për metra të tëra jashtë saj, derisa përfundoi në zhavorr.

Një moment ky që krijoi idenë e më të keqes tek të pranishmit pasi Mugello u përplas keq në tokë.

Provat u ndërprerë dhe pilotit italian iu dha ndihma e shpejtë. Më pas u transportua në spital. “Pirro ka një traumë në kokë, si në pjesën e përparme ashtu dhe pas saj. Për fat, është koshient dhe lëviz të gjitha gjymtyrët dhe sistemi neurologjik është normal. Edhe analizat e vizita e mëtejshme që iu bë në spital nuk ka evidentuar komplikacione të tjera”, tha mjeku që e vizitoi në qendrën mjekësore të pistës dhe më pas e ka ndjekur pilotin në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: