Mbrëmje me miq, muzikë dhe twerk! Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po e shijon në maksimum qëndrimin e saj në Francë.

Së fundmi, 31-vjeçarja bëri të ditur se ka kaluar një natë jashtë me shoqërinë, gjatë qëndrimit të saj aktual në Paris.

Në një video e cila është shpërndarë në InstaStory nga miku i saj Alex Sossah, Ora mund të shihet duke bërë ‘twerk’ dhe lëvizje provokuese para kamerës.

Ndërkohë, më pas ajo pozoi në një tjetër pozë më provokuese me mikun e saj, artistin Alex Sossah.

Ky i fundit mund të shihet duke mbështetur kokën te gjoksi i Ritës, teksa kjo e fundit e mban në krah.

Kujtojmë që Rita Ora do mbajë një koncert në Shqipëri në 6 shtator. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Lidhur me këtë koncert Rita foli para 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram. Ajo u shpreh shumë e emocionuar dhe me surpriza për shqiptarët në koncertin që do jetë pa bileta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: