Moti me reshje ka përfshirë edhe qytetin e Fierit  Pas një periudhe të gjatë thatësire, reshje të dendura shiu kanë përfshirë jo vetëm qytetin, por edhe zonat bregdetare.

Nisja e reshjeve, shoqëruar edhe me erë e vetëtima, ka bërë që pushuesit të largohen të alarmuar nga bregdeti i Darëzezës dhe Semanit.

Bizneset që operojnë në këto zona kanë marrë masa për largimin e çadrave dhe shezlongëve, ndërsa jashtë kamerave janë shprehur se këto ditë me reshje u prishin punë, duke qenë se po prisnin pikërisht ditët e nxehta të verës për të punuar paksa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: