Qeveria vietnameze ndaloi hyrjen për të gjithë të huajt, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ndalimi, që hyri sot në fuqi, vlen gjithashtu për të gjithë vietnamezët jashtë shtetit dhe bashkëshortët e tyre jo qytetarë dhe fëmijët.

Të huajt që konsiderohen ekspertë në fushat e tyre, menaxherë të biznesit ose kanë aftësi të tjera të kualifikuara, do i jepen viza dhe do të lejohen të hyjnë vetëm nëse vlerësohet e nevojshme. Por ata duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe të zbatojnë sipas rregulloreve, masat e duhura kundër epidemisë në vendin e punës dhe vendbanim.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb