Një gjykatë në Vietnam ka dënuar një të ri me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të rrepta të karantinës dhe përhapjen e virusit te të tjerët.

Le Van Tri, 28 vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme”, njoftoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit.

Vietnami shënoi histori suksesi gjatë pandemisë falë testimeve masive të kryera, gjurmimit agresiv të kontakteve, kufizimeve të rrepta kufitare dhe karantinës të rreptë. Por grupet e reja të infeksioneve që nga fundi i prillit e kanë njollosur atë rekord.

“Le Van Tri udhëtoi përsëri në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh, dhe shkeli rregullat e karantinës 21-ditore,” tha agjencia e lajmeve. 28 vjeçari  infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq për shkak të virusit pas një muaji trajtimi.

Ca Mau, krahina më jugore e Vietnamit, ka raportuar vetëm 191 raste dhe dy vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Vietnami po përballet me një shpërthim të përkeqësuar të Covid-19 që ka infektuar më shumë se 536,000 njerëz dhe ka vrarë 13,385, shumica dërrmuese në muajt e fundit.

Vietnami ka dënuar dy persona të tjerë me dy vjet burg me kusht për të njëjtat akuza.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb