Pep Guardiola përgatitet të përballet me Real Madrid në ndeshjen e kthimit në 1/8 e Champions League. “Qytetarët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të rëndësishëm pas fitores 1-2 në “Bernabeu”. Qëllimi i trajnerit të Man.City nuk është vetëm kualifikimi në këtë fazë por të fitoj këtë trofe, ashtu siç ka bërë me Barcelonën dy herë në të kaluarën: “Duhet ta fitoj pasi nuk e di se si do të ndihem nëse nuk e arrij diçka të tillë. E kam provuar vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin…Nëse mund ta luaj do të thotë se mund ta fitoj, nëse jo do të thotë se kam dështuar”.

Zidane Guardiola
Zidane Guardiola

Në intervistën e tij për Dazn, Pep foli edhe për homologun e tij, Zinedine Zidane: “Të fitosh 3 Champions League radhazi e ti heqësh Barcelonës 3 tituj në La Liga, skuadër që ka dominuar në 10 vitet e fundit, tregon se çfarë është i aftë të bëj. Klopp? Është rivali më i fortë që jam përballuar ndonjëherë në karrierën time. Dominon gjithçka. Nëse i lejon të dominojnë të bllokon dhe nuk të lë të dalësh nga zona. Kur ke ti kontrollin e topit vrapojnë si të çmendur. Janë shumë të fortë edhe në strategji”. Në fund edhe një batutë për futbollin në kohë Covidi: “Shpresoj të mos largohemi me tifozët dhe ti dedikohemi vetëm biznesit. Ky nuk është një problem vetëm për futbollin por për të gjithë, restorantet, muzikantët, libraritë etj”, u shpreh Guardiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb