Janë vënë nën kontroll tre vatrat e zjarrit  në fshatin Zhulat në bashkinë Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Meta raporton për ‘BalkanWeb’ se flakët kanë gjeneruar në orët e drekës se sotme nga një zjarrvenie e qëllimshme ndërkohe që policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e një piromani i cili është bari shtegëtar nga Tepelena.

Zjarret janë shuar brenda 5 orëve ndërkohë që shkaktuan dëme të konsiderueshme në kullotë dhe drurë frutorë. Sipas përllogaritjeve, vlerësohet deri në 3 ha kullotë e djegur dhe dhjetëra rrenjë drurë frutore të gjendura në zonën e rrezikut.

Ne aksionin e shuarjes së zjarreve u angazhuan 15 forca nga PMNZSH Gjirokastër, 12 nga Forcat e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër, 12 nga Agjencia e Pyje Kullotave, 13 nga Agjencia e Shërbimeve dhe banorë të fshatit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: