Pjesa më e madhe e zjarrëve në Vlorë janë shuar. Në një lidhje për News 24, gazetari Enkrik Mehmetaj tha se në Kraburun, Gjormë dhe në fshatrat e Selenicës të gjitha vatrat janë shuar ndërsa situata paraqitet problematike në Llogara.

“Në Llogara situata është më problematike. Në fshatrat Gjormë dhe Selenecë dhe Kraburun nuk ka asnjë vatër aktive. Zjarri është shuar nga helikoperët. Ka pasur dëme, por jo në njerëz. Situata paraqitet e qetë”- tha gazetari.

Gazetari tha se e gjithë vëmendja tani është përqëndruar në Llogara ku është vatra aktive ku për shkak të erës rrezikohet që flakët të përfshijnë edhe pishat. Ndërsa tha se zjarri nuk ka prekur asnjë zonë turistike.

“E gjithë vëmendja është në Llogara në kufi me Kraraburunin ku rreziku edhe pse ka njoftime se vatrat janë shuar ka pika që kanë rrezik për shkak të erës. Në të gjithë territorin e Vlorës mbetet ajo e Llogarasë. Zjarri nuk ka prekur akoma pishat, por rreziku është tejet i lartë. Shumë turistë janë stepur pas zjarreve në Llogara dhe Karaburun edhe pse zona turistike është e pastër. Zjarret nuk kanë lidhje me zonat turistike”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: