TIRANË

Pas 3 viteve mungesë, Shqipëria tashmë e ka një Gjykatë Kushtetuese.

Në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e GJK, thuhet se sot është një ditë e shënuar. Po ashtu, thuhet se me emërimin e dy anëtarëve të rinj, krijohet kuorumi.

“Sot është një ditë e shënuar. Me emërimin e dy anëtarëve të rinj krijohet kuorumi.

Ringritja e institucionit ka qenë një kërkesë jetike për vendin Procesi ishte i gjatë dhe ka kërkuar bashkë-punimin”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Sot është një ditë e shënuar për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Me emërimin e dy anëtarëve të rinj të saj krijohet kuorumi i nevojshëm ligjor për rinisjen e funksionalitetit dhe veprimtarisë vendimmarrëse që pas ndërprerjes në mars të vitit 2018.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një kërkesë jetike për vendin, për shkak të rolit dhe kompetencave që ajo ka si garante e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave themelore të individit. Ky proces ka qenë i gjatë e kompleks dhe ka kërkuar bashkëpunimin e shumë institucioneve shtetërore dhe më gjerë. Gjithashtu një mirënjohje e veçantë shkon edhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga partnerët ndërkombëtarë për përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Gjykata Kushtetuese është e angazhuar të ushtrojë funksionet me integritet dhe qëndrueshmëri për përmbushjen e misionit të saj kushtetues, duke pasur besimin e plotë të kapërcimit të sfidave që janë përpara saj, në respektim të vlerave dhe standardeve me të rëndësishme kushtetuese.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb