Vihet nen kontroll zjarri në Peqin, Balla: Policia dhe Prokuroria të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndërshkohen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vënies nën kontroll të zjarrit në njësinë administrative Karinë në Bashkinë Peqin prej të cilit u shkrumbuan qindra rrënjë ullinj.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se momentalisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Balla falenderon forcat zjarrëfikëse të bashkive të qarkut Elbasan si dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes për punën e bërë ndërsa i kërkon Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndërshkohen ashpërsisht.

Postimi i plotë:

Pas 36 orë betejë me flakët, u vu nën kontroll zjarri në njësinë administrative Karinë në Bashkinë Peqin prej të cilit u shkrumbuan qindra rrënjë ullinj. Në këtë moment nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Dua të falenderoj forcat zjarrëfikëse të bashkive të qarkut Elbasan si dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes për punën e bërë. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Peqin Lorenc Tosku u informuam nga Shtabi i Emergjencës mbi dëmet e shkaktuara të cilat shkojnë në disa hektarë. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndërshkohen ashpërsisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb