Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një postim në facebook ka ndarë lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në familjen Dardeshi nga Dibra pas 3 fëmijëve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu shkruan se familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët.

Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
Në dy vite, mbi 65 mijë familje kanë përfituar bonusin e bebes.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë???, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor??

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët???, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

#FëmijëtTëParët?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb